Ndërton tetë rezidenca luksoze, metoda e Kim Jong-un për t’u fshehur nga "armiqtë që duan ta vrasin" - NACIONALE

Ndërton tetë rezidenca luksoze, metoda e Kim Jong-un për t’u fshehur nga "armiqtë që duan ta vrasin"

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Kim Jong-un ka një mbrojtje të re kundër vrasjes, duke ndërtuar disa rezidenca të reja, në mënyrë që armiqtë e tij të mos mund ta dinë kurrë se ku është duke fjetur.

DailyMail shkruan se një analizë e re ka zbuluar tetë shtëpi rë reja luksoze në brendësi të Phenanit. Studimi i kryer nga Leadership Watch ka identifikuar gjithashtu një ndertesë të re roje dhe disa parcela toke për shtëpi të reja.

Michael Madden, një ekspert që drejton blogun, tha se një arsye e mundshme për ndërtimin ishte që lideri korean të vështirësojë punën e atyre që e duan të vdekur.

Ai tha: “Ky do të ishte një sulm nga jashtë vendit që synon udhëheqjen e Koresë së Veriut, së bashku me komandën dhe kontrollin mbi asetet e saj ushtarake."

Madden vazhdoi: “Ky është një tjetër raund në një lojë dekadash të gjatë mace e miu, në të cilën lideri i Koresë së Veriut u shmanget pamjeve aktuale satelitore të vendndodhjes së tij.

"Ndonjëherë përfshin udhëtime në mëngjes herët, objekte nëntokësore ose autokolona të rreme. Tani nëse e mendoni se ai është në një shtëpi, duhet të mendohet përsëri se mund të jetë në një tjetër.”

Metoda e re Kim Yong Un, është një taktikë paranojake që i referohet Qin Shi Huang, perandorit të parë të Kinës, i cili thuhej se flinte në vende të ndryshme gjatë një nate për t’u shpëtuar vrasësve.

Madden tha se: “Këto rezidenca të reja janë të vendosura në zemër të Phenianit. Janë matanë rrugës nga ndërtesat e zyrave të departamenteve të Komitetit Qendror të partisë në pushtet.

Por, kjo mori rezidencash nuk është e vetmja pengesë që vrasësit e mundshëm duhet të kapërcejnë, sepse Kompleksi ku janë ndërtuar, është në vetvete vetëm një nga shumë prona të ngjashme në dispozicion të diktatorit.

"Kim Jong-un ka rreth 13 komplekse banimi të vendosura në të gjithë vendin," tha Madden.

Secili prej këtyre komplekseve ka vendbanime për të dhe familjen e tij, si dhe ambiente argëtimi dhe ngrënieje.

Sido që të jetë rasti, rezidencat e Kim, ofrojnë një standard jetese që është i huaj për shumicën e qytetarëve të Koresë së Veriut, për të cilët energjia elektrike dhe madje edhe ushqimi janë mallra gjithnjë e më të pasigurta.

Lajme të ngjashme