Ndërsa kritikon NATO-n, Putin thotë se "Moska po bën çdo përpjekje për të ndihmuar vendet në nevojë"
Duke folur në një samit që po mbahet në Astana të Kazakistanit, presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se Moska “po bën çdo përpjekje për të ofruar produkte kritike për vendet e ndikuara nga paqëndrueshmëritë e fundit të çmimeve”.
"Asociacioneve të tjera rajonale po u duhet të përballen me shumë probleme akute, duke përfshirë rritjen e paqëndrueshmërisë së çmimeve botërore për burimet e energjisë, ushqimin, plehrat, lëndët e para dhe mallrat e tjera të rëndësishme," u shpreh Putin, ndërsa foli në Konferencën për Ndërveprimin dhe Masat e Ndërtimit të Besimit.
Ai më tej shtoi se, “kjo çon në një përkeqësim të cilësisë së jetës në vendet e zhvilluara dhe në zhvillim,” duke thënë se ekziston një kërcënim real i urisë dhe trazirave të përhapura sociale, veçanërisht në vendet më të varfra.
Putin shtoi se nga ana e saj, Rusia është duke bërë çdo përpjekje për të ofruar produkte kritike për vendet në nevojë.
“Ne bëjmë thirrje për eliminimin e të gjitha barrierave artificiale, të paligjshme për rivendosjen e funksionimit normal të zinxhirëve globalë të furnizimit, në mënyrë që të adresohen sfidat urgjente të sigurisë ushqimore”, tha Putin.
Sipas CNN, gjatë fjalës së tij Putin nuk ka folur për luftën në Ukrainë, megjithatë ai ka kritikuar NATO-n për “dështim të politikave”, referuar rolit të saj në Afganistan.
“Pas më shumë se 20 vitesh të pranisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, në Afganistan, dështimi i politikave të tyre, nuk ishte në gjendje të zgjidhte në mënyrë të pavarur problemet që lidhen me kërcënimet terroriste”, tha Putin.
Më tej, Putin është shprehur se së bashku me vendet e tjera aziatike, Rusia dëshiron të formojë një "sistem sigurie të barabartë dhe të pandarë bazuar në parimet e njohura botërisht të së drejtës ndërkombëtare të Kartës së OKB-së".
Kujtojmë se, çmimet e energjisë dhe mallrave u rritën pas pushtimit rus të Ukrainës, ku pas rritjes në nivelin më të lartë në muajin mars, çmimet e grurit u ulën shkak i një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia për të rifilluar eksportet e grurit nga portet kryesore të Ukrainës.
Megjithatë, Rusia vazhdoi të “luajë” me furnizimet e energjisë në Evropë, përmes tubacioneve kryesore gjë që solli një rritje të çmimeve të gazit natyror, duke treguar në mbarë botën ndikimin ekonomik të luftës në Ukrainë.

