Ndalohen demonstratat në Marsejë, Macroni kërkon që fëmijët të mbahen në shtëpi
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se është përgjegjësi e prindërve që t’i mbajnë fëmijët në shtëpi gjatë trazirave, pasi shumë prej të arrestuarve nga policia janë të rinj.
Duke folur pas takimit të dytë qeveritarë të krizave, ai pretendoi se dhuna është duke u organizuar përmes internetit, raporton gazeta “The Guardian”.
Sa i përket përfshirjes së të rinjve në trazira, presidenti francez tha: “Ne nganjëherë e kemi ndjenjën se disa prej tyre po i jetësojnë në rrugë video-lojërat që i kanë trullosur ata.”
“Është në përgjegjësinë e prindërve që t’i mbajnë ata në shtëpi, prandaj është e rëndësishme për paqen e mendjes së secilit që përgjegjësia prindërore të mund të ushtrohet plotësisht”- shtoi Macroni.
Në një deklaratë të shkurtër, presidenti francez tha se vdekja e të riut është instrumentalizuar, duke e dënuar “shfrytëzimin e papranueshëm të vdekjes së adoleshentit”.
Ai nuk e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, por njoftoi një varg masash në përpjekje për ta ndalur dhunën.
Ndërkohë autoritetet në qytetin e dytë më të madh të Francës, Marsejë, kanë vendosur që t’i ndalojnë demonstratat publike të premten.
Raportohet se edhe tërë linjat e transportit publik në qytet do të ndërpriten nga ora 19.
