NATO: Për shkak të Ukrainës, ne kemi shteruar stokun tonë të armëve dhe municioneve - NACIONALE

NATO: Për shkak të Ukrainës, ne kemi shteruar stokun tonë të armëve dhe municioneve

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

NATO ka konsumuar një pjesë të konsiderueshme të stoqeve dhe municioneve të saj dhe duhet të rrisë prodhimin në mënyrë që të jetë në gjendje të ndihmojë Ukrainën në afat të gjatë, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për CBC.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut shtoi se vendet anëtare duhet të jenë të gatshme të paguajnë një çmim më të lartë për energjinë, ashtu si pasojat e tjera ekonomike, në mënyrë që të forcojnë mbrojtjen e Ukrainës.

"Ne duhet të kujtojmë se ne paguajmë çmimin me para dhe ukrainasit e paguajnë atë me jetë dhe gjak, çdo ditë. Është detyrimi ynë t'i mbështesim ata", tha Stoltenberg.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, anëtarët e NATO-s kanë dërguar sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh në Ukrainë.

Të premten e kaluar, kompania kryesore e mbrojtjes e Ukrainës Ukroboronprom njoftoi se Polonia, Republika Çeke, Franca, Danimarka dhe anëtarë të tjerë të NATO-s do të prodhojnë së bashku armë të rënda dhe pajisje të tjera ushtarake për Ukrainën. /Nacionale/

Lajme të ngjashme