NATO: Çlirimi i Limanit është dëshmi se ukrainasit mund të shtypin rusët - NACIONALE

NATO: Çlirimi i Limanit është dëshmi se ukrainasit mund të shtypin rusët

1 muaj më parë

nga Lirim Krasniqi

Çlirimi ukrainas i qytetit Liman dëshmon se ushtria ukrainase po përparon dhe mund të shtypë forcat ruse, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për NBC.

“Ne pamë se ata mundën të çlironin një qytet tjetër, Limanin dhe kjo dëshmon se ukrainasit po bëjnë përparim, se mund të shtypin forcat ruse falë guximit, aftësisë së tyre, por edhe falë armëve të avancuara që morën nga SHBA dhe aleatët e tjerë”, tha Stoltenberg.

"Çdo sulm ndaj infrastrukturës së NATO-s do të përballet me një përgjigje të fortë"

Kur u pyet për aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në NATO me procedurë të përshpejtuar, Stoltenberg tha: "Çdo vendim për anëtarësim duhet të merret me konsensus të të 30 anëtarëve".

Stoltenberg shtoi se NATO mbështet hetimin për sabotimin e gazsjellësit Nord Stream, i cili shtrihet nga Rusia në Gjermani.

“Çdo sulm i qëllimshëm ndaj infrastrukturës kritike të anëtarëve të NATO-s do të përballet me një përgjigje të fortë dhe të bashkuar”, tha Stoltenberg. /Nacionale/

Lajme të ngjashme