NASA: Venera dhe Jupiteri do të krijojnë spektakël në qiell
NASA thotë se nata e parë e pranverës meteorologjike do të bëjë që planetët Venera dhe Jupiteri të shfaqen sikur thuajse janë duke prekur njëri-tjetrin në qiell.
Fenomeni që pritet të ndodhë të mërkurën njihet si konjuksion - kur një planet shfaqet afër një hëne, ylli ose planeti tjetër.
Sipas NASA-s, shkëlqimi nga Jupiteri, planeti më i madh, dhe Venera si planeti më i ndritshëm, do të krijojnë një pamje spektakolare.
Bëhet e ditur se spekatorët gjithashtu do të mund të shohin katër nga hënat më të ndritshme të Jupiterit.
NASA thotë se gjatë dy javëve të fundit planetët janë afruar më shumë drejt njëri-tjetrit, por në realitet ata janë ende rreth 600 milionë kilometra larg.
“Lidhjet ndodhin shpesh në sistemin tonë diellor sepse planetët orbitojnë rreth Diellit në afërsisht të njëjtin plan - rrafshin ekliptik - dhe kështu gjurmojnë shtigje të ngjashme nëpër qiellin tone,"- ka thënë NASA, ndërsa ka shtuar se këta dy planet, “pa rëndësi të thellë astronomike, janë të këndshëm për t’u parë”.
Njoftohet se në qiell të pastër, njerëzi do të jenë në gjendje t’i shohin me sy të lirë, ndërsa dylbitë ose teleskopi do ta përmirësojnë pamjen. Thuhet se shikuesit nga e gjithë bota mund ta kapin momentin zakonisht pas perëndimit të diellit.

