Mrekulli në tragjedi: Nëna vdiq nga sulmi ajror, mjekët në Gaza ia shpëtojnë foshnjën në bark - NACIONALE

Mrekulli në tragjedi: Nëna vdiq nga sulmi ajror, mjekët në Gaza ia shpëtojnë foshnjën në bark

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mjekët në një spital të Gazës kanë arritur që të shpëtojnë një foshnjë të palindur ende përmes operacionit urgjent cezarian, pasi nëna ishte vrarë gjatë një sulmi ajror të forcave izraelite.

Korresnpondenti i televizionit BBC në Gaza, Rushdi Abualouf, raportoi natën e kaluar se nëna ishte plagosur rëndë gjatë një sulmi izraelit në qytetin Khan Younis.

Babai i foshnjës ishte vrarë gjatë sulmit, ndërsa nëna ishte dërguar në spitalin “Nasser”, shtoi korrespondenti i televizionit britanik.

Në kohën e dërgimit në spital, nëna ishte ende gjallë, “duke luftuar për jetën e saj dhe të foshnjës së saj”.

Sipas shumë raportimeve, në të cilat citohet spitali, thuhet se nëna ka vdekur. Foshnja e saj mbijetoi përmes operacionit cezarian dhe ndodhet në gjendje stabile.

Lajme të ngjashme