Momenti kur urdhërohet tërheqja e trupave ruse nga Khersoni - NACIONALE

Momenti kur urdhërohet tërheqja e trupave ruse nga Khersoni

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ky është momenti kur komandanti i lartë rus u urdhërua të tërhiqet nga Khersoni, pasi pranoi se është e pamundur mbrojtja e qytetit përballë përparimeve të Ukrainës.

Gjenerali Sergei Surovikin ishte në një paraqitje televizive bashkë me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, në kohën kur ky i fundit e urdhëroi të tërheq trupat përtej lumit Dnipro.

Përpara se të rekomandonte tërheqjen, Surovikin raportoi për situatën, duke thënë se trupat e tij janë në rrezik dhe civilë të shumtë po vriten.

Shoigu më pas pranoi rekomandimin për tërheqje, ndërsa gjenerali iu përgjigj duke thënë: “Po, zotëri. Tërheqja e trupave do të bëhet sa më shpejtë që të jetë e mundur”.

E gjatë këtij njoftimi mungoi prezenca e presidentit rus Vladimir Putin.

Heqja dorë nga Kerson, qyteti i një rajoni që Putini aneksoi pak javë më parë është humbja më poshtruese që ushtria ruse ka përjetuar deri më tani.

Lajme të ngjashme