Momenti kur trupat ukrainase hyjnë në Kherson, priten me brohoritje nga banorët - NACIONALE

Momenti kur trupat ukrainase hyjnë në Kherson, priten me brohoritje nga banorët

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Trupat e Ukrainës janë pritur dhe përshëndetur nga banorë të shumtë të gëzuar në qendër të Khersonit ditën e premte, pasi Rusia braktisi të vetmin kryeqytet rajonal të pushtuar nga shkurti.

Videoja e marrë nga The Sun, shfaq njerëzit duke brohoritur dhe festuar në Sheshin e Lirisë në Kherson.

Thuhet se Rusia ka përfunduar tërheqjen përtej lumit Dnipro pa humbur asnjë ushtar të vetëm, megjithatë ukrainasit kanë treguar për një tërheqje kaotike të tyre, me disa që kanë hequr uniformat ndërsa përpiqeshin të arratiseshin.

Pamjet e publikuara tregojnë dhjetëra ukrainas duke brohoritur parulla fitoreje në sheshin qendror të Khersonit, me trupat e para ukrainase që hynë në Kherson dhe bënë selfie me turmën.

Ndërkohë, agjencia e inteligjencës mbrojtëse e Ukrainës ka thënë se Khersoni po kthehej nën kontrollin ukrainas dhe ka urdhëruar çdo trupë ruse të mbetur të dorëzohet te forcat ukrainase.

Lajme të ngjashme