Momenti kur Rubio i tregon diçka në vesh Trumpit dhe i jep një letër
Përderisa po fliste në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, u ndërpre pak nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio.
Kryediplomati amerikan fillimisht i dha një letër shefit të tij, ndërsa më pas, pasi Trumpi e lexoi letrën për disa sekonda, Rubio i afrohet dhe i tregon diçka te veshi.
Presidenti amerikan ua shoi kureshtjen të pranishmëve: "Porsa mu dha një shënim ku thuhet se jemi shumë afër një marrëveshjeje në Lindjen e Mesme dhe do t’u duhem atyre goxha shpejt", raporton televizioni CNN.
Në letrën që Rubio ia dha Trumpit nënvizohen fjalët “shumë afër”, që duket se i referohen nënshkrimit të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit e Hamasit.
“... ka nevojë që ju të miratoni një postim në Truth Social së shpejti në mënyrë që të mund ta njoftoni marrëveshjen i pari” – shkruhet më tej.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se mund të pritet një postim i presidentit Trump së shpejti në rrjetin “Truth Social”.
Watch as Donald Trump is handed a note by Marco Rubio during an event at the White House.
— Sky News (@SkyNews) October 8, 2025
He tells reporters: 'I was just given a note saying that we're very close to a deal in the Middle East and they're going to need me pretty quickly'https://t.co/n5edP0ayFu
📺 Sky 501 pic.twitter.com/iCKA1W5Gdu
Ndërmjetësit në bisedimet e tërthorta mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt po synojnë që të enjten të nënshkruhet një marrëveshje me të cilën do të liroheshin menjëherë të gjitha pengjet e gjalla në Gaza në këmbim të një armëpushimi, i thanë të mërkurën gazetës “The Times of Israel” një diplomat arab dhe një burim tjetër.
Porsa të fillojë armëpushimi, Hamasi më pas do të jetë në gjendje që t’i grumbullojë trupat e pengjeve të vdekura për kthimin e tyre në Izrael, thanë burimet.
Aktualisht në Gaza mbeten 48 pengje, 20 prej të cilave besohet se janë ende gjallë.
Marrëveshja për të cilën ndërmjetësit po synojnë të nënshkruhet të enjten do të jetë ajo që palët po i referohen si “fazë e parë” e planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për përfundimin e luftës, thanë burimet./Nacionale