Ministri i Jashtëm rus shkon në Turqi për ta diskutuar "korridorin e grurit" të Detit të Zi - NACIONALE

Ministri i Jashtëm rus shkon në Turqi për ta diskutuar "korridorin e grurit" të Detit të Zi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të udhëtojë për në Turqi me një delegacion ushtarak më 8 qershor për të diskutuar krijimin e një korridori të mundshëm detar për eksportet bujqësore ukrainase, ka thënë sot ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Në një telefonatë me Recep Tayyip Erdogan të hënën, Vladimir Putin tha se Rusia ishte e gatshme të lehtësonte eksportin e papenguar të grurit nga portet ukrainase në koordinim me Turqinë.

Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu, Cavusoglu tha se bisedimet ishte ende duke u zhvilluar me Kombet e Bashkuara për të arritur një marrëveshje për krijimin e korridorit në Detin e Zi, por se çështjet midis Moskës dhe Kievit kanë stagnuar. Ai tha se OKB-ja kishte propozuar formimin e një mekanizmi të përbashkët vëzhgimi për të monitoruar rrugën e anijeve dhe se Turqia ishte e hapur ndaj idesë.

Cavusoglu tha se Rusia do që të hiqen disa sanksione perëndimore që synojnë sektorin e saj të sigurimeve, pasi kjo do të ndikonte në anijet që do të marrin pjesë në rrjetin e mundshëm të transportit detar, ndërsa Ukraina nuk do që anijet luftarake ruse t'i afrohen porteve të saj në Odesa.

Lajme të ngjashme