Mijëra protestojnë në Gjeorgji kundër projektligjit të “stilit rus” - NACIONALE

Mijëra protestojnë në Gjeorgji kundër projektligjit të “stilit rus”

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Pasi parlamenti gjeorgjian ka mbështetur një projektligj të diskutueshëm, për të cilin kritikët kanë thënë se kufizon lirinë e shtypit dhe shtyp shoqërinë civile, mijëra protestues janë përleshur me policinë në kryeqytetin Tbilisi.

Sipas BBC-së, policia ka përdorur ujë dhe sprej piper për të shpërndarë turmat që ishin mbledhur jashtë ndërtesës së parlamentit. Ndërsa, pamje tregojnë disa protestues duke rënë në tokë, ndërsa të tjerë kanë valvitur flamujt e BE-së.

Qeveria ka njoftuar për 50 oficerë policie të plagosur dhe për pajisje policie të dëmtuara, ndërsa është bërë e ditur për arrestimin e 66 personave, përfshirë një nga liderët e opozitës gjeorgjianë, Zurab Japaridze.

Lidhur me këtë projektligj ka pasur një dënim të gjerë ndërkombëtar, pasi thotë se organizatat joqeveritare ose mediatike që marrin më shumë se 20% të financimin të tyre nga jashtë, do të deklarohen si “agjentë të huaj” dhe do të përballen me gjoba të rënda apo edhe burgim.

Opozita ka kundërshtuar ashpër duke e cilësuar ligjin si “stil rus” i cili shënon zhvendosje drejt autoritarizmit dhe dëmton shpresat e Gjeorgjisë për t’u bashkuar me BE-në.

Protesta janë thirrur edhe për ditët në vazhdim.

Lajme të ngjashme