“Kosova është Serbi”, klithma e re e supremacistëve të bardhë: Selimi denoncon rusin neo-nazist që vrau heroin ukrainas - NACIONALE

“Kosova është Serbi”, klithma e re e supremacistëve të bardhë: Selimi denoncon rusin neo-nazist që vrau heroin ukrainas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Petrit Selimi, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe udhëheqës i Fondacionit të Milleniumit në Kosovë, në rrjetin social Twitter, ka publikuar një fotografi të neonazistit rus, Aleksei Milchakov, që tatuazh në dorën e tij ka “Kosova është Serbi”.

Selmi ka thënë se rusi Milchakov ka pseudonimin “serbi” dhe se ai ishte parë në një vrasje brutale të një ushtari ukrainas.

Heroi ukrainas që në mënyrë sfiduese tha "Lavdi Ukrainës" para se të ekzekutohej ishte Tymofiy Shadura. Drejtuesi i njësisë që e vrau është neonazisti rus Aleksei Milchakov. Pseudonimi i tij? "Serbi". Tatuazhi i tij? “Kosova është Serbi”, një thirrje e re për supremacistët e bardhë.” – ka shkruar Selimi.

Aleksei Milchakov është themelues i grupit neonazist “Rusish”

“Rusish” është një njësi paraushtarake ruse e ekstremit të djathtë ose neo-nazist që lufton kundër forcave ukrainase.

Ky grup është bashkëthemeluar dhe e udhëhequr nga Alexei Milchakov dhe një pjesë e grupit Wagner.

Lajme të ngjashme