"Mezi shpëtuam nga katastrofa bërthamore": Kush bombardoi centralin bërthamor më të madh në Evropë? - NACIONALE

"Mezi shpëtuam nga katastrofa bërthamore": Kush bombardoi centralin bërthamor më të madh në Evropë?

2 javë më parë

nga Anita Nikaj

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, Rafael Grossi, deklaroi se Ukraina mezi i shpëtoi një katastrofe bërthamore, gjatë luftimeve në fundjavë afër termocentralit bërthamor më të madh në Evropë. Çka dimë deri tash?

Disa nga predhat që u hodhën dje e pardje, kishin renë pranë reaktorëve dhe duke dëmtuar një ndërtesë të depozitimit të mbetjeve radioaktive.

Sipas Grossit, ende nuk dihet se kujt i përkisnin predhat por reaktori qe një kohë është nën kontrollin rus.

’Kushdo që qëlloi në central po merret me një rrezik të madh dhe po luan me jetën e shumë njerëzve’’, tha Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Termocentrali bërthamor i Zaporizhias, është marrë nën kontroll nga rusët, në shkurt të këtij viti, vetëm disa ditë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës.

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, në një deklaratë tha se bota ishte me fat që një incident potencial bërthamor nuk ndodhi, por në të ardhmen mund të mos jemi aq me fat.

"Ne ishim me fat që një incident potencialisht serioz bërthamor nuk ndodhi. Herën tjetër, mund të mos jemi aq me fat," tha Grossi

Granatimët e përsëritura në drejtim të termocentralit bërthamor, kanë ngjallur një frike tek banorët se një Çornobil, i dytë do të përsëritet.

Por, sipas Grossit, nivelet e rrezatimit mbetën normale pasi që raketat nuk kishin ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë bërthamore.

"Nivelet e rrezatimit mbetën normale dhe nuk kishte raporte për viktima, tha IAEA. Ndërsa nuk kishte asnjë ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë bërthamore dhe sistemet e sigurisë, "granatimet iu afruan rrezikshëm atyre", tha Grossi, raporton Reuters

Granatimet kanë ardhur pasi që betejat u ndezën në lindje pas largimit të trupave ruse nga rrethi i Kherson përgjatë lumit Dnjepër, në të cilin ndodhet termocentrali bërthamor i Zaporizhia.

Ura mbi lumin Dnjepër është shkatërruar nga forcat ukrainase gjë që ka bëre që forcat ruse të përgjigjen ndaj pengesave të saj, duke shkrepur breshëri me raketa në drejtim të shumë objekteve të energjisë elektrike duke lenë një pjesë të madhe të vendit pa energji.

Kievi kontrollon territorin përtej lumit nga termocentrali, duke përfshirë kryeqytetin rajonal. Vetë uzina Zaporizhzhia dhe territori në jug të saj u morën nga Rusia në mars.

Të dyja palët i hodhën fajin njëra-tjetrës për bombardimet e fundit, siç kanë bërë në mënyrë të përsëritur muajt e fundit pas sulmeve mbi termocentralin bërthamor apo afër tij.

Duke cituar informacionin e dhënë nga menaxhmenti i centralit, një ekip i IAEA në terren tha se infrastruktura e dëmtuar përfshinte një ndërtesë të mbetjeve radioaktive dhe maganizimit, sistemeve ftohëse, një kabllo në një nga reaktorët dhe një urë për një reaktor tjetër dhe ndërtesa ndihmëse.

Ekipi planifikon të kryejë një vlerësim të hënën, tha Grossi, por operatori rus i energjisë bërthamore Rosenergoatom tha se do të ketë kufizime në atë që ekipi mund të inspektojë.

"Nëse ata duan të inspektojnë një objekt që nuk ka të bëjë me sigurinë bërthamore, qasja do t'i mohohet," tha Renat Karchaa, këshilltar i Rosenergoatom.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia, siguronte rreth një të pestën e energjisë elektrike të Ukrainës para pushtimit të Rusisë dhe është detyruar të operojë me gjeneratorë rezervë disa herë.

Ai ka gjashtë reaktorë VVER-1000 V-320 të projektuar nga sovjetikët me ftohje me ujë dhe reaktorë të moderuar me ujë që përmbajnë Uranium 235.

Reaktorët janë mbyllur, por ekziston rreziku që karburanti bërthamor mund të mbinxehet nëse energjia që drejton sistemet e ftohjes ndërpritet. Granatimet kanë ndërprerë vazhdimisht linjat e energjisë.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se Ukraina hodhi predha në linjat e energjisë që furnizonin termocentralin. Kompania e energjisë bërthamore te Ukrainës, Energoatom, tha se ushtria ruse granatoi vendin, duke e akuzuar atë për shantazh bërthamor dhe veprime që "po rrezikonin të gjithë botën".

Rusia tërhoqi forcat e saj nga qyteti jugor Kherson këtë muaj dhe zhvendosi disa prej tyre për të përforcuar pozicionet në rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut, një zonë industriale e njohur si Donbas.

Lajme të ngjashme