Mercenarët e Wagner ngrenë flamurin rus në Bakhmut, pretendojnë ta kenë pushtuar - NACIONALE

Mercenarët e Wagner ngrenë flamurin rus në Bakhmut, pretendojnë ta kenë pushtuar

3 vjet më parë

nga Rea Sefa

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, thotë se ai ka ngritur një flamur rus mbi komunën e Bakhmut-it në Ukrainë. Ai tha se Bakhmut tani është rus ‘’në kuptimin ligjor’’.

Bakhmut është një qytet lindor të cilin Rusia ka shpenzuar muaj të tërë duke u përpjëkur ta pushtojë. Por Ukraina ka këmbëngulur se ushtria e saj ende e mban Bakhmut-in- raporton BBC.

"Mbrojtësit ukrainas po e mbajnë me guxim qytetin ndërsa zmbrapsin sulme të shumta armike"- tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Shefi i kabinetit të Presidentit Zelensky, Andriy Yermak, tha se kjo fitore nuk ekzistin në të vërtetë.

"Përgjigjuni me qetësi ndaj falsifikimeve të atyre që shpikin një 'fitore' që nuk ekziston në realitet"- u bëri thirrje Yermak të gjithëve.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, tha se pretendimi i Wagner ishte "një falsifikim qesharak".

Në analizën nga ‘’Instituti për Studimin e Luftës’’ thuhej se, që nga e diela, Ukraina ende mbante pjesën më të madhe të qytetit - megjithëse trupat Ruse po përpiqeshin ta mbështjellin atë nga jugu dhe lindja.

Wagner, e quajtur zyrtarisht një kompani private ushtarake, ka pësuar humbje të mëdha gjatë luftimeve në Bakhmut.

Mijëra ushtarë rusë dhe ukrainas kanë vdekur në luftën për kontrollin e qytetit - dhe mendohet se humbjet ruse kanë qenë shumë më të larta se ato të Ukrainës.

Ukraina e ka parë Bakhmut-in si një shkarkim të rëndësishëm të pajisjeve ushtarake dhe fuqisë punëtore të Rusisë, edhe pse ky vend vlerën strategjike e ka të vogël.

Komandantët rusë, shpresojnë që marrja e Bakhmut-it do të ishtë për ta një trampolinë për të përfituar territore të tjera, të mëtejme.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, ka vënë në dukje se kapja e këtij qyteti nga Rusët, do t’i ndihmonte atyre që të kërcënonin edhe zonat më të mëdha.

‘’Kapja e Bakhmut-it do të lejonte potencialisht Rusinë, të kërcënojë edhe zonat më të mëdha urbane të Kramatorsk dhe Sloviansk’’- tha Ministria.

Ndërkohë, forcat ukrainase pritet të nisin një operacion të ri për të rifituar territorin që aktualisht është nën pushtiimin rus, por ky operacion do të fillojë pas furnizimeve perëndimore të premtuara prej kohësh, përfshirë edhe tanket gjermane Leopard.

Lajme të ngjashme