Mediat ruse brohorisin për Vulinin dhe Popoviqin si pjesë të qeverisë së re të Serbisë
“Vëllazërorët tanë, Vulin dhe Popoviq janë në qeveri”, kanë brohoritur mediat të krykëput nën kontrollin e pushtetit të Kremlit menjëherë pas votimit të qeverisë së re të Serbisë, ku pjesë të saj janë kthyer edhe dy politikanët në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq.
Agjenci shtetërore lajmesh e media të shumta i kanë dhënë jehonë qeverisë së re serbe, duke nisur prej RIA Novosti-t, TASS, Profil etj, raportoi e përditshmja serbe “Danas”.
Sipas kryeministrit të mandatuar të Serbisë Millosh Vuçeviq, parimet bazë të qeverisë së re serbe do të jenë “neutraliteti ushtarak dhe pavarësia politike e Serbisë”.
“Ai ka theksuar se Kabineti i Ministrave në krye me të nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, shkruajtën portalet ruse.