Mbreti Charles III shpallet zyrtarisht monark në Austali dhe Zelandë të Re
Në dy ceremoni të ndara të organizuara nga kryeqytetet e Australisë dhe Zelandës së Re, Mbreti Charles III është shpallur zyrtarisht monark në të dyja vendet.
Në Zelandën e Re, shpallja e Charles si monark, duke marrë detyrën nga Mbretëresha Elizabeth, e cila vdiq të enjten në moshën 96-vjeçare, u bë në parlamentin në Wellington.
Kryeministrja e vendit Jacinda Ardern us shpreh se parlamenti e njohu djalin e mbretëreshës, “Madhështia e tij Mbreti Charles III, si sovrani ynë”.
Ajo më tej tha para një turme se pas vdekjes së mbretëreshës, Zelanda e Re ka hyrë në një kohë ndryshimi.
"Mbreti Charles... ka treguar vazhdimisht kujdesin e tij të thellë për kombin tonë," tha ajo. "Kjo marrëdhënie vlerësohet thellësisht nga njerëzit tanë dhe nuk kam dyshim se do të thellohet, përfundoi ajo.”
Ndërkohë, në Australi, Guvernatori i Përgjithshëm David Hurley, përfaqësuesi i monarkut britanik në Australi, shpalli mbretin Charles si kreun e shtetit në Shtëpinë e Parlamentit në Canberra.
Shpallja u shënua nga një përshëndetje me 21 armë. Monarku britanik është kreu i shtetit në Australi, si dhe në Zelandën e Re, midis 14 mbretërive jashtë Mbretërisë së Bashkuar, megjithëse roli i tij është kryesisht ceremonial.
Më herët, kryeministri australian Anthony Albanese tha se me 22 shtator do të shpallë një ditë zie kombëtare për mbretëreshën, ndërsa bëri të ditur se ai do të udhëtojë në Londër për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth.
Si shenjë respekti, flamujt kombëtarë në Australi janë në gjysmështizë, parlamenti është pezulluar dhe një portret gjigant i mbretëreshës është shfaqur në muret e Shtëpisë së Operës së Sidneit.

