Mbi 60 viktima nga stuhia vdekjeprurëse e dimrit në ShBA - NACIONALE

Mbi 60 viktima nga stuhia vdekjeprurëse e dimrit në ShBA

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Në mes të një stuhie vdekjeprurëse të dimrit që ka goditur Amerikën e Veriut, numri i të vdekurve në qytetin Buffalo të Nju Jorkut është rritur në 28, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike.

Ndërkohë, në të gjithë ShBA-në, janë konfirmuar të paktën 62 viktima në nëntë shtete të ndryshme. E ndërsa kërkimet vazhdojnë, pritet që numri të rritet edhe më shumë.

Në Buffalo, një zyrtar shtetëror ka thënë se policia ushtarake është duke ndihmuar në menaxhimin e trafikut në qytet, ku ndalimi për ngasje të veturave është ende në fuqi.

Megjithatë, zyrtarët kanë thënë se kushtet janë duke u përmirësuar, ku e marta është shënuar me reshje më të pakta bore dhe mot pak më të ngrohtë.

Buffalo, është ndër zonat më të goditura nga stuhia e dimrit. Kjo zonë shtihet nga Kanadaja deri në kufirin meksikan.

Lajme të ngjashme