Mbi 450 të vrarë nga sulmet izraelite në Iran nga e premtja, sipas një organizate - NACIONALE

Mbi 450 të vrarë nga sulmet izraelite në Iran nga e premtja, sipas një organizate

2 javë më parë

nga NACIONALE

Më shumë se 450 njerëz janë vrarë në Iran nga sulmet izraelite nga e premtja, sipas organizatës Aktivistët për të Drejtat e Njeriut në Iran.

Sipas kësaj organizate, në mesin e viktimave janë 224 civilë të vrarë e 188 të lënduar, raporton televizioni BBC.

Të vrarë kanë mbetur edhe 109 pjesëtarë të ushtrisë, ndërsa 123 të tjerë janë plagosur.

Për më tepër, në mesin e të paidentifikuarve ende janë 119 të vrarë e 335 të lënduar.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vrarëve është 452, ndërsa i të lënduarve 335.

Mediat shtetërore iraniane kanë heshtur sa i përket numrit të të vdekurve deri më tani, duke publikuar pak shifra nga autoritetet qeveritare.

Kufizimet në Iran nënkuptojnë se është e vështirë për gazetarët që të punojnë në mënyrë të zakonshme atje, që do të thotë se është vështirë të vërtetohet numri i saktë i viktimave deri më tani.

Lajme të ngjashme