Mbështetje për kryeministren finlandeze, gratë nisin postimin e videove duke kërcyer - NACIONALE

Mbështetje për kryeministren finlandeze, gratë nisin postimin e videove duke kërcyer

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Gratë në të gjithë botën kanë nisur të postojnë video duke kërcyer në rrjetet sociale, pas pamjeve të zbuluara të kryeministres finlandeze, Sanna Marin duke kërcyer në një festë me miq që i sollë kritika të shumta.

Videoklipet, të cilat u shfaqën javën e kaluar, tregojnë lideren 36-vjeçare duke kërcyer me miqtë në një ambient privat. Por, disa kundërshtarë politikë kanë kritikuar sjelljen e Marin në video, duke thënë se pamjet janë të papërshtatshme për një kryeministre.

E këtyre kritikave kanë nisur t’u përgjigjen grate nga e gjitha bota, duke postuar në Twitter video duke kërcyer nën hashtag-un #solidaritywithsanna.

"Qielli është kufiri për Dancing Queens," shkroi një përdoruese në Twitter.

"Të gjithë duhet të kërcejmë pak më shumë! Unë solidarizohem me Sannën," ka postuar një përdoruese tjetër.

“Le të kërcejmë për njëri-tjetrin”, tha një tjetër.

Ndërsa, shumë të tjera e kanë mbrojtur Marin duke akuzuar kritikës e saj për zbatimin e një standardi të dyfishtë.

"Pse ajo nuk mund të festojë pas punës? A presim që liderët tanë të mos jenë qenie njerëzore?" ka shkruar në Twitter Ashok Swain, një profesor i Kërkimit të Paqes dhe Konfliktit në Universitetin Uppsala në Suedi.

"Sa tronditëse!!! Një politikane e re që bën punën e saj dhe shijon jetën e saj private... Pse një grua e re nuk mund të argëtohet? Unë nuk i duroj dot standardet e dyfishta gjinore," shkroi në Tëitter politikanja spanjolle Iratxe García Pérez. "E gjithë mbështetja ime për @MarinSanna."

Pas publikimit të videove, Marin pranoi se kishte festuar "në një mënyrë të zhurmshme", duke thënë se ishte e mërzitur që ato pamje ishin zbuluar për mediat.

Ndërsa, ditën e enjte, ajo tha se në festë kishte konsumuar alkool, por se nuk ishte në dijeni që dikush aty mund të ketë përdorur drogë.

Një ditë pas, Marin tha se me kërkesë të një deputeti të opozitës ajo ka bërë një test droge, për të cilin qeveria sot ka bërë të ditur se ka rezultuar negative.

Lajme të ngjashme