Dalin pamjet - kryeministrja finlandeze duke kërcyer 'çuditshëm', i kërkohet të bëjë test droge
Gazeta finlandeze Iltalehti ka raportuar se në disa video të reja të postuara në mediat sociale, shihet kryeministrja e Finlandës Sanna Marin duke festuar me disa personalitete të tjera finlandeze, përfshirë deputetin Ilmari Nurminen dhe folësen e medias Tinni Wikström.
Në pamjet e zbuluara, të shpërndara në klipe të shumta në Instagram dhe Twitter, Marin shihet duke kërcyer plot energji me disa miq, dhe sipas mediave finlandeze njerëzit në sfond dëgjohen duke folur për kokainë.
Finland’s Prime Minister @MarinSanna is in the headlines after a video of her partying was leaked today.
— Visegrád 24 (@visegrad24) August 17, 2022
She has previously been criticized for attending too many music festivals & spending too much on partying instead of ruling.
The critics say it’s not fitting for a PM. pic.twitter.com/FbOhdTeEGw
Lidhur me këtë ngjarje, deputeti finlandez Mikko Kärnä, nga partia qendrore e koalicionit të Marin, ka kërkuar nga kryeministrja të bëjë një test droge dhe t'i publikojë rezultatet publikisht.
"Njerëzve u lejohet ta presin këtë gjë nga kryeministrja e tyre,“ ka shkruar ai në Twitter.
Por, në një konferencë tëë mbajtur për shtyp të enjten në mëngjes, Marin mohoi se ajo kishte përdorur drogë dhe tha se nuk kishte "asgjë për të fshehur".
“Kam kërcyer, kam kënduar, kam festuar, kam bërë gjëra të ligjshme”, tha kryeministrja duke shtuar se nuk kishte konsumuar shumë alkool.
Ajo gjithashtu i'u drejtua personit që ka publikuar videot duke thënë se: “Kam besuar se meqenëse videot janë private dhe të regjistruara në një ngjarje private, ato nuk do të publikoheshin.” Marin shtoi se ndihet keq që ato pamje janë publikuar.
Pamjet e kryeministres duke kërcyer plot energji kanë ngjallur një reagim të përzier në internet, me disa që e kanë kritikuar Marin për sjellje të papërgjegjshme, ndërsa disa të tjerë i kanë cilësuar pamjet si një mundësi për më shumë popullaritet për kryeministren 36-vjeçare.