Frikë nga Rusia, Finlanda vendos të ndërtojë rrethoja më të forta kufitare - NACIONALE

Frikë nga Rusia, Finlanda vendos të ndërtojë rrethoja më të forta kufitare

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Parlamenti i Finlandës ka miratuar një ligj të ri që lejon ndërtimin e rrethojave më të forta se sa ato aktuale në kufij me Rusinë, pasi vendi ka vendosur të bashkohet me NATO-n.

Për t’u bashkuar me aleancën Finlanda hoqi dorë nga mos-angazhimi ushtarak prej dekadash, e tani nga frika se Moska mund të përdorë migrimin për të ushtruar presion politik, ndryshimet e reja në Aktin e Rojës Kufitare mundësojnë ndërtimin e rrethojave më të forta në kufirin lindor të vendit me Rusinë.

Qëllimi i ligjit është të "përmirësojë kapacitetin operacional të rojes kufitare për t'iu përgjigjur kërcënimeve hibride", ka thënë Anne Ihanus, një këshilltare e lartë në ministrinë e brendshme, duke shtuar se në këtë çështje ka “kontribuar lufta në Ukrainë”.

Aktualisht, kufijt e Finlandës me Rusinë janë me gardhe të thjeshta druri, të krijuara kryesisht për të ndalur bagëtinë. Por tani, zyrtarët thanë se kanë synim ndërtimin e një rrethoje të fortë me efekt të vërtetë pengues.

"Ajo që ne po synojmë të ndërtojmë tani është një gardh i fortë me një efekt të vërtetë pengues," ka treguar Sanna Palo, drejtore e divizionit ligjor të rojeve kufitare finlandeze. "Me të gjitha gjasat, gardhi nuk do të mbulojë të gjithë kufirin lindor, por do të vendoset në vendet që konsiderohen si më të rëndësishmet," shtoi ajo.

Me anët të ligjit të ri për rrethojat, në vend do të mundësohet edhe mbyllja e pikave kufitare dhe përqëndrimi i azilkërkuesve në pika të veçanta.

Lajme të ngjashme