Kryeministrja finlandeze i është nënshtruar testimit për drogë
Kryeministrja finlandeze Sanna Marin njoftoi sot në një konferencë për shtyp se ajo iu nënshtrua një testi droge pasi mediat sociale u përmbytën me pamje të reja nga dalja e saj e natës.
Ajo tha se bëri testin sot dhe shtoi se rezultati do të jetë i disponueshëm javën e ardhshme, sipas BBC. Ajo përsëri hodhi poshtë pretendimet se kishte përdorur ndonjëherë drogë. "Unë nuk kam bërë asgjë të paligjshme", tha ajo.
“Edhe në vitet e adoleshencës nuk kam përdorur drogë”, ka deklaruar ajo dhe ka sqaruar se testin e ka bërë për të eliminuar shqetësimet.
Finland’s Prime Minister @MarinSanna is in the headlines after a video of her partying was leaked today.
— Visegrád 24 (@visegrad24) August 17, 2022
She has previously been criticized for attending too many music festivals & spending too much on partying instead of ruling.
The critics say it’s not fitting for a PM. pic.twitter.com/FbOhdTeEGw
Kujtojmë se deputetja finlandeze Mikko Kärnä, nga partneri i saj i koalicionit, Partia Qendra, i bëri thirrje Marin që të bëjë një test droge dhe të bëjë publike rezultatet.
Ai e bëri këtë pasi u publikuan pamjet e djeshme që shfaqnin kryeministrin në një festë në shtëpi dhe dikush përmendte kokainën në sfond.
Një tjetër video e kryeministres finlandeze Sanna Marin duke u kërcyer me miqtë po qarkullon në internet. Në videon e fundit, e cila është realizuar në një klub, Sanna kërcen në mënyrë shumë intime me një mashkull misterioz.
“Sot u shfaq në Finlandë një video e re e ‘skandalit të partisë’ të kryeministres Sanna Marin. Marin, e martuar dhe prej 18 vitesh në një lidhje, është parë në shumë situata të dyshimta”, thuhet në përshkrimin e videos.
Në video, Sanna kërcen me një burrë nën këngën I Gotta Feeling nga Black Eyed Peas dhe përdoruesit e Twitter komentojnë se në një moment djali puth qafën e kryeministres finlandeze. /Nacionale/
A new video of Prime Minister #SannaMarin’s “party scandal” appeared in #Finland today.
— Newsistaan (@newsistaan) August 19, 2022
Seiska writes that Marin, who is married and has been in that relationship for 18 years, was seen in many questionable situations.
Iltalehti has a sound expert confirming “flour-gang”. pic.twitter.com/cLArwBXqdC