Përmbledhje | Masakra në Mal të Zi: Vrasësi vrau të gjithë familjen për shkak të vonesës së qirasë - NACIONALE

Përmbledhje | Masakra në Mal të Zi: Vrasësi vrau të gjithë familjen për shkak të vonesës së qirasë

1 vit më parë

nga NACIONALE

1 vit më parë

nga NACIONALE

Osmani reagon pas tragjedisë në Cetinje: Kosova qëndron me popullin e Malit të Zi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dërguar ngushëllimet e saj presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq, si dhe familjeve të të ndjerit në lidhje me tragjedinë në Cetinje, ku një 34-vjeçar vrau 11 persona dhe plagosi gjashtë të tjerë.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka shprehur solidaritetin e Kosovës me popullin malazez dhe u ka uruar të lënduarve shërim të shpejtë të lënduarve.

Postimi:


1 vit më parë

nga NACIONALE

Dyshohet se vrasësi në Mal të Zi është vrarë nga një bashkëqytetar, jo nga policia

Prokurorja e Malit të Zi Andrijana Nastiq tha për mediat malazeze se dy fëmijë u vranë, gjë që u konfirmua nga shefi i policisë dhe informacioni i ri është se ka dyshime se vrasësi është vrarë nga një bashkëqytetar, dhe jo nga policia, siç raportojnë mediat.

Konfirmimi zyrtar është ende në pritje. Siç konfirmoi policia sonte, Vuk Boriloviq vrau një grua që jetonte me të si banore dhe dy fëmijët e saj. Ata ishin tetë dhe 11 vjeç.

“Sipas rrethanave të njohura, sot rreth orës 15:30, një tridhjetë e katër vjeçar nga Cetinja, VB, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një familjeje, anëtarët e së cilës kanë qenë banues në banesat e shtëpisë së tij si qiramarrës në vendbanimin Medovina. Me atë rast, ai duke përdorur armën e zjarrit – pushkë gjuetie, ka marrë jetën e dy fëmijëve, njëri tetë dhe tjetri njëmbëdhjetë vjeç dhe ka plagosur nënën e tyre, e cila iu nënshtrua plagëve të marra në një institucion mjekësor dhe me të njëjtën armë zjarri ka qëlluar banorët e tjerë, duke vrarë shtatë të tjerë dhe duke plagosur gjashtë”, tha shefi i policisë malazeze Zoran Brđanin, transmeton RTCG.

“Me kërkesë të qytetarëve, në vendin e ngjarjes janë dërguar zyrtarë policorë, gjatë të cilit nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur rëndë një punonjës policie. Për momentin nuk dihet se çfarë e ka shtyrë VB-në të kryejë një akt kaq të shëmtuar, gjatë të cilën ai vetë e humbi jetën”, shtoi ai.

Brđanin thotë se rrethanat e gjithë ngjarjes, përfshirë edhe marrjen e jetës së Vuk Boriloviqit, janë ende duke u përcaktuar dhe se opinioni do të njoftohet me kohë për të gjitha detajet. /Nacionale/


1 vit më parë

nga NACIONALE

Mali i Zi shpalli tri ditë zie pas masakrës që la të vdekur 11 persona

Një sulmues në Cetinje të Malit të Zi ka vrarë disa persona sot, raportojnë mediat lokale, duke shtuar se ishte një konflikt familjar. Sulmuesi ka mbetur i vrarë, ndërsa mes të plagosurve ka fëmijë dhe policë, shkruajnë mediat malazeze. Deri më tani nuk dihet se sa të vrarë apo të plagosur nga ky sulm.

Siç shkruan Dan malazez, nuk bëhet fjalë për një konflikt mes klaneve kriminale, dhe personi që qëlloi civilë dhe policë u vra. Burri u qëllua me armë nga policia e cila po kryente një aksion në terren për të parandaluar masakrën e mëtejshme. Dan shkruan se sulmuesi nuk i ka lejuar shërbimet e urgjencës të ndihmojnë të plagosurit. Policia është në terren. Askush nuk ka folur ende zyrtarisht për këtë sulm.


1 vit më parë

nga NACIONALE

Jozyrtare: 11 të vdekur deri më tani

Mediat malazeze kanë mësuar jozyrtarisht se VB (34-vjeçar) ka vrarë të gjithë familjen, e më pas ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar njerëzit. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, në masakër kanë humbur jetën 11 persona, mes të cilëve dyshohet se ka edhe fëmijë. Policia vrau sulmuesin.


1 vit më parë

nga NACIONALE

Vuçko Boriloviq ka qëlluar me pushkë gjuetie

Vuçko Boriloviq, i cili sot në Cetinje vrau një familje të tërë dhe plagosi disa persona, ka qëlluar me pushkë gjuetie, shkruajnë mediat malazeze.

Jozyrtarisht kanë marrë vesh se në mesin e të vrarëve ka edhe katër fëmijë.


1 vit më parë

nga NACIONALE

RTCG: Gjashtë të plagosur të shtruar në spital

RTCG raporton se gjashtë persona të lënduar janë shtruar urgjentisht në spital - katër në spitalin në Cetinje, dhe dy janë transferuar në Qendrën Klinike në Podgoricë. Mes të plagosurve është edhe një polic.

Pjesa e qytetit në Cetinje ku ndodhi masakra u bllokua dhe u mblodhën një numër i madh i qytetarëve.

Forcat e policisë janë përforcuar në zonë. RTCG raporton deklaratat e dëshmitarëve të cilët thonë se sulmuesi ka ecur nëpër lagje dhe ka qëlluar rastësisht mbi njerëzit që ka hasur.


1 vit më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie, pas sulmit në Cetinje ku mbetën të vdekur 11 persona

Kryeministri Dritan Abazoviq e ka konfirmuar këtë përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Telegram.

“Sonte, Qeveria e Malit të Zi do të shapllë tri ditë zie, pas tragjedisë së madhe që ndodhi sot në qendër të Cetinjes”, ka thënë ai.

Ndryshe, në sulmin që ndodhi ditën e sotme rreth orës 15:00, mbetën të vrarë 11 persona.

Sipas informacioneve të para, sulmuesi është Vuçko Boriloviq, 34-vjeçar dhe i njëjti ka gjuajtur me armë për shkak të një konflikti familjar.

Ai fillimisht ka gjuajtur civilë, më pas edhe policë. Gjatë ndërhyrjes së policisë, i njëjti është qëlluar me armë dhe ka mbetur i vdekur.


Masakra në Mal të Zi, vrasësi vrau të gjithë familjen për shkak të vonesës së qirasë

Mediat malazeze, duke iu referuar një burimi të afërt me tragjedinë, shkruan se sherri në familje ka ndodhur pas një vonese të pretenduar në pagesën e qirasë.

Familja që jetonte në një banesë me Vuk Boriloviçin, njeriun që vrau të paktën 10 persona sot, dyshohet se ishte vonuar në pagesën e qirasë.

Sipas burimit, Boriloviq i ka bërë presion gruas që ka qenë qiramarrëse, e më pas ajo është ankuar te bashkëshorti i saj i cili ishte rrugës.

Burri ka telefonuar një shokun e tij, i cili ka shkuar te Boriloviq dhe aty ka nisur debati. Boriloviqi më pas vrau fillimisht një mik të familjes që jetonte me të, dhe më pas të tjerët.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara aktualisht, Boriloviq dyshohet se është trajtuar në një institucion psikiatrik nga i cili është liruar së fundmi. /Nacionale/

Lajme të ngjashme