Abazoviq reagon për sulmin ku mbetën të vrarë 11 persona: Tragjedi e tillë nuk mbahet mend - NACIONALE

Abazoviq reagon për sulmin ku mbetën të vrarë 11 persona: Tragjedi e tillë nuk mbahet mend

1 vit më parë

nga NACIONALE

11 persona kanë mbetur të vdekur në Mal të Zi, pasi një sulmues gjuajti me armë zjarri për shkak të një konflikti familjar.

Lidhur me rastin, ka reaguar edhe kryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviq, i cili përmes një shkrimi në Telegram, ka thënë se “tragjedi e tillë nuk mbahet mend”.

“Ftoj të gjithe qytetarët e Mali të Zi që t’u qëndrojnë pranë familjeve të viktimave të pafajshme, të afërmve të tyre, miqve dhe gjithë qytetarëve të Cetinjes”, ka thënë ai.

Ndërkohë, mediat malaeze raportojnë se nuk bëhet fjalë për një konflikt mes klaneve kriminale dhe se i dyshuari që qëlloi me armë është vrarë.

Dan shkruan se sulmuesi nuk i ka lejuar shërbimet e urgjencës të ndihmojnë të plagosurit.

Mediat e kanë zbuluar edhe identitetin e sulmuesit. Bëhet fjalë për Vuçko Boriloviq, 34-vjeçar.

Lajme të ngjashme