Macron vs Le Pen: Sot raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë
Franca po mban sot raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Macron e Le Pen janë në garë se kush do të udhëheq me Francën për pesë vitet e ardhshme.
Votuesit francezë po shkojnë drejt qendrave të votimit për të vendosur nëse do t'i japin centristit Emmanuel Macron pesë vjet të tjera si president ose do ta zëvendësojnë atë me kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, shkruan BBC.
Pas një fushate zgjedhore përçarëse, Le Pen përballet me një betejë të vështirë me kundërshtarin e saj 44-vjeçar Macron.
Për të fituar, ata të dy duhet të tërheqin votuesit që mbështetën kandidatët e tjerë në raundin e parë.
Por këta janë dy figura polarizuese në Francë dhe abstenimi është një faktor kyç.
Kundërshtarët e Macron e quajnë atë arrogant dhe president të të pasurve, ndërsa lideri i ekstremit të djathtë është akuzuar se ka lidhje me presidentin rus Vladimir Putin.
Macron u ngrit në pushtet me një premtim të stuhishëm ndryshimi, por shumë ankohen se ende nuk e kanë parë atë. Presidenca e tij është goditur nga protestat, pandemia Covid dhe tani kostoja në rritje e jetesës.
Ndërkohë, Marine Le Pen ka mësuar nga gabimet që bëri kur u mposht fuqishëm nga e njëjta kundërshtare në raundin e dytë në 2017. Kjo është animi i saj i tretë në presidencë dhe nëse dështon mund të jetë e fundit për të.
E panjohura e madhe në këto zgjedhje është se sa votues do të refuzojnë të mbështesin kandidatët, qoftë duke hedhur një fletë të bardhë apo duke mos dalë fare. Pjesa më e madhe e Francës është me pushime dhe pjesëmarrja mund të jetë historikisht e ulët.
Fushata ka qenë e shkurtër, por zgjedhja për votuesit është e qartë, midis një presidenti pro-evropian dhe një kandidati nacionalist që kërkon të ndalojë shaminë dhe të kufizojë imigracionin, raporton BBC.
Cilido qoftë rezultati, Macron do t'u drejtohet votuesve të dielën në mbrëmje nga një skenë në afër Kullës Eiffel.