Macron bën thirrje për fuqizim të mbrojtjes së BE-së - NACIONALE

Macron bën thirrje për fuqizim të mbrojtjes së BE-së

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Industria e mbrojtjes e BE-së ka nevojë për forcim në vend të shpenzimit të parave të shumta jashtë vendit, ka thënë të hënën presidenti francez, Emmanuel Macron.

Duke folur në konferencën ndërkombëtare të mbrojtjes Eurosatory në Paris të hënën, Macron tha se mbrojtja evropiane duhet të bëhet “shumë më e fortë. Përndryshe, ne do të ndërtojmë varësitë e së nesërmes.”

Sipas presidentit, Franca dhe BE-ja kanë hyrë në "një ekonomi lufte në të cilën […] do të na duhet të organizohemi për një afat të gjatë". "Gjithçka ka ndryshuar" dhe "ne nuk mund të jetojmë më ashtu siç jetonim një vit më parë,"

Macron tha gjithashtu se i kishte kërkuar ministrit të Mbrojtjes Sébastien Lecornu të kryente një "rivlerësim" të projektligjit të financimit ushtarak 2019-2025, i cili tashmë parashikon shpenzime me vlerë 295 miliardë euro.

Buxheti i mbrojtjes, nga 39.3 miliardë euro në 2021, do të rritet në 41 miliardë euro në 2022 dhe do të arrijë në 50 miliardë euro në 2025 për të mbuluar 2% të PBB-së së Francës, në mënyrë që të jetë në përputhje me kërkesat e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes.

Njoftimet e Macron janë pjesë e një politike më të gjerë evropiane të "autonomisë strategjike", e cila ka qenë në qendër të presidencës franceze të Këshillit të BE-së.

Lajme të ngjashme