Lufta Rusi-Ukrainë: Ngjarjet më të rëndësishme të ditës - NACIONALE

Lufta Rusi-Ukrainë: Ngjarjet më të rëndësishme të ditës

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Dita 245 e luftës Rusi-Ukrainë, u shënua me zhvillime të reja të dhimbshme, të tilla si zhvarrosja e rreth 1000 civilëve nga territoret e Khersonit.

Të përmbledhura në vazhdim, Nacionale sjell edhe ngjarjet e tjera të fundit nga dita e sotme.

  • Presidenti rus, Vladimir Putin, ka monitoruar stërvitjet e forcave strategjike bërthamore të vendit që përfshinin lëshime të shumta të raketave balistike dhe të lundrimit. Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i raportoi Putinit se stërvitja kishte për qëllim të simulonte një "sulm masiv bërthamor" nga Rusia si hakmarrje për një sulm bërthamor të mundshëm në vend.
  • Mediat ukrainase kanë thënë se, rreth 1000 trupa – përfshirë civilë dhe fëmijë – janë zhvarrosur në territoret e çliruara së fundmi të rajonit të Kharkiv.
  • Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, ka thënë se kundërofensiva në rajonin jugor të Khersonit po rezulton më e vështirë se sa ishte në verilindje për shkak të motit të lagësht dhe terrenit.
  • Oleksiy Reznikov po ashtu tha se, nuk besonte se presidenti rus Vladimir Putin do të përdorte armë bërthamore në Ukrainë.
  • Guvernatori i Khersonit i emëruar nga Rusia, ka thënë për mediat ruse se, rreth 70,000 civilë janë zhvendosur brenda rajonit Kherson.
  • Qeveria e Ukrainës ka këshilluar refugjatët që jetojnë jashtë vendit që të mos kthehen në vend deri në pranverë, pas sulmeve ruse që kanë dëmtuar infrastrukturën energjike të vendit.
  • Deri në 70 pjestarë të forcave të mbrojtjes australiane do të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar për të trajnuar trupat ukrainase. Qeveria australiane ka njoftuar për vendimin të mërkurën vonë, duke theksuar se forcat e saj nuk do të hyjnë në territorin ukrainas.
  • Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, ka zhvilluar një telefonatë me homologët e tij indianë dhe kinezë, duke ngritur shqetësimet e Rusisë për përdorimin e mundshëm të një “bombë të pistë” nga Ukraina.
  • “E vetmja mënyrë për të lehtësuar një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës është të ndihmohet Kievi të mbrohet ushtarakisht,” është shprehur në parlament kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Lajme të ngjashme