Lufta me Covidin: Kina bllokon banorët me gardhe teli - NACIONALE

Lufta me Covidin: Kina bllokon banorët me gardhe teli

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në mënyrë që të kufizojnë lëvizjen e popullsisë, autoritetet në Shangai që luftojnë me shpërthimin e fundit Covid kanë instaluar gardhe teli rreth disa ndërtesave.

Barrierat e gjelbra janë shfaqur pa paralajmërim jashtë ndërtesave, ku atyre që janë brenda u ndalohet të dalin jashtë.

Një banor tha për BBC-në se një gardh i gjelbër u shfaq brenda kompleksit të tij tre ditë më parë dhe pa asnjë shpjegim.

Për javë të tëra, popullsia 25 milionëshe e Shangait është mbyllur në shtëpitë e tyre ndërsa zyrtarët përpiqen të frenojnë rritjen më të keqe të Covid-it deri më sot.

Imazhet e punëtorëve me kostume të bardha që mbyllin hyrjet në blloqet e banimit të qytetit dhe mbyllin rrugët me gardhe të gjelbër janë përhapur ditët e fundit në mediat sociale kineze.

Shumë prej gardheve, të cilat janë rreth dy metra të larta, u instaluan rreth ndërtesave të përcaktuara si "zona të mbyllura" ku të paktën një person ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Të gjithë atyre që jetojnë brenda një "zone të mbyllur" u ndalohet të dalin jashtë, pavarësisht nëse e kanë apo jo virusin.

Në një njoftim të datës 23 prill nga një autoritet lokal që u shpërnda në internet thuhej se në disa zona po vendosej "karantinë e vështirë”.

Kritikat publike ndaj politikave të qeverisë janë të rralla në Kinë, por në javët e fundit disa banorë të Shangait kanë postuar ankesa në faqet e mediave sociale, duke thënë se në zonat e mbyllura të Shangait kanë pasur vështirësi për tu furnizuar me ushqime.

Qyteti raportoi 39 vdekje nga Covid të dielën, një record ky për Shangain, dhe më shumë se 21,000 infeksione të reja.

Në ndryshim nga shumë vende të tjera, Kina po ndjek një strategji zero-Covid me synimin për të zhdukur plotësisht virusin nga vendi.

Lajme të ngjashme