Lidhet me Hillary Clinton: A e kanë 'të pandashmit' Obama dhe Biden sot një inat të patejkalueshëm?
Shumë prej emrave më të rëndësishëm politik nga kampi demokrat, u rreshtuan pas Zëvendëspresidentes Kamala Harris të dielën. Por, një prej tyre nuk ishte aspak i zëshëm në këtë rreshtim, e bile s’e përmendi hiç: Barack Obama.
Ish-presidenti amerikan nuk e ka thënë ende asnjë fjalë të vetme rreth mundësisë së emrit të Kamala Harris, për ta vazhduar garën e demokratëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ai në fakt, shkruajti për Presidentin Biden.
“Joe Biden ka qenë një prej presidentëve më të përgjegjshëm amerikan, ashtu siç ka qenë edhe shok dhe partner i imi”, shkruajti Obama, pasi ish-zëvendëspresidenti i tij dhe miku i ngushtë, presidenti actual Biden, bëri me dije tërheqjen nga gara presidenciale.
“Kam besimin e plotë se liderët tonë partiak do të jenë në gjendje që ta krijojnë një proces prej të cilit, do të dalë i nominuari jonë”, tha Obama.
Republikanët e përshkruajtën këtë si një injorim (që Obama ia bëri zëvendëspresidentes Kamala Harris). Por njerëz të afërt me Obamën, e paraqitën këtë përshkrim vetëm si diçka momentale, të pallogaritshme në kontekstin e manovrave politike, por thjeshtë si diçka që ishte e momentit.
Sipas burimeve të afërta me Obamën, që citon NY Times, ai ka vlerëson se më e rëndësishme është që ‘të unifikohet partia’ e më pas të mendohet për nominimin e emrit për President.
Por, ka edhe diçka tjetër përtej gjithë këtyre interpretimeve.
Joe Biden është thellësisht njeri krenar – shkruan NY Times – dhe “ai kurrë nuk do t’ia falë mbështetjes së furishme të ish-sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton për fushatën e vitit 2016.
Zoti Bideon, sot e atë ditë beson se ai do të mund ta mundtte Presidentin Trump, nëse do t’i jepej shansi atëherë.
Lexo edhe:
Çfarë drame: Prapaskenat e fundjavës ku Biden u tërhoq nga gara