Liderët evropianë mbërrijnë në samitin e Pragës
Udhëheqësit ndërkombëtarë kanë mbërritur në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Pragë.

Ky do të jetë takimi i parë i EPC-së, që po mbahet në Kështjellen e Pragës ku do të marrin pjesë liderë nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe liderë nga 17 vende të tjera evropiane.

Midis pjesëmarrësve është edhe kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss, e cila pritet të bëjë thirrje për unitet midis homologëve të saj evropianë mbi luftën e Rusisë në Ukrainë.

Çfarë është Komuniteti Politik Evropian?
Kritikët e shohin atë si një përtypje të paqartë të ideve të vjetra, e cila nuk e ka ende të qartë rolin e vet.
I propozuar nga Macron-i këtë vit, ai tha se komuniteti “do të forcojë një platformë për koordinim politik për vendet e BE-së dhe ato jashtë saj."
Për këtë bashkëpunim midis kombeve, nxitës kryesor ishte pushtimi rus i Ukrainës.
Komuniteti i ri Politik Evropian nuk ka institucione apo staf të përkushtuar, gjë që ka sjellë pikëpyetje se si do të zbatohen vendimet.
Pra, është një përpjekje e pashembullt për t'i bashkuar liderët nga i gjithë kontinenti për t'i diskutuar fushat me interes të përbashkët. Nëse rezulton të jetë sukses, mund të vazhdojë të ndodhë deri në dy herë në vit. Nëse është dështim, mund të ndalohet.