Letrat e sapozbuluara nga mjeku zbulojnë se Hitleri i frikësohej sëmundjes - NACIONALE

Letrat e sapozbuluara nga mjeku zbulojnë se Hitleri i frikësohej sëmundjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pasardhësi zviceran i një prej mjekëve të Adolf Hitlerit ka zbuluar detaje të letrave që tregojnë se si diktatori nazist u trajtua për telashet e tij me zërin, ka raportuar gazeta NZZ të dielen.

Letrat e tregojnë frikën e Hitlerit nga sëmundjet serioze.

“Nëse ka diçka keq, unë absolutisht duhet ta dijë,” – i kishte thënë Hiltieri mjekut pas konsultave të para mjekësore në majin e vitit 1935, sipas letrave.

Hitleri ishte trajtuar disa herë nga Carl Otto von Eicken, një specialist gjerman i sëmundjeve të veshit, hundës dhe fytit. Ky trajtim kishte zgjatur për dhjetë vjet, prej 1935-s e këndej.

Letrat nga doktori te një kushëri i tij u gjetën nga Robert Doepgen, stër-stër-nipi i Von Eickenit, që i gjeti ato kur po hulumtonte arkivat e familjes për një prjekt shkollor.

Von Eicken kishte vdekur në vitin 1960.

Historiani britanik, Richard J. Evans, një specialist në historinë gjermane, ka thënë se letrat e papublikuara ishin autentike, shkruan më tej gazeta, raporton Nacionalja.

Gazeta tha që letrat tregonin rëndësinë që Hitleri i jepte zërit të tij, të cilin e përdorte në fjalime për të marrë mbështetje për regjimin e tij.

Një operacion për të hequr polipin ishte shtyrë deri pas një fjalimi, letrat tonë. Mjeku Von Eicken i kishte thënë Hitlerin se ai duhej ta pushonte zërin pas procedurës.

Në këto letra, Von Eicken kurrë nuk kishte pyetur veten se pse po e trajtonte një njeri që me veprimet e tij i çoi drejt vdekjes miliona njerëz në Holokaust dhe në Luftën e Dytë Botërore.

Gazeta shkruan se kr u pyet nga hetuesit rusë pas luftës se për çfarë arsyesh nuk e kishte vrarë Hitlerin, Von Eicken ishte përgjigjur si vijon: “Unë isha mjeku i tij, jo vrasësi i tij.”

Hitleri kishte bërë vetëvrasje në Berlin më 1945, pak kohë para se të përfundonte Lufta e Dytë Botërore.

Ky tekst është përkthyer nga The Guardian. Për ta lexuar origjinalin, ju ftojmë të klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme