Kuvendi i Ukrainës ia zgjat afatin ligjit të luftës, shtyhen edhe zgjedhjet e mundshme - NACIONALE

Kuvendi i Ukrainës ia zgjat afatin ligjit të luftës, shtyhen edhe zgjedhjet e mundshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Ukrainës e ka zgjatur afatin e ligjit të luftës deri në gusht, thanë ligjvënësit ukrainas, duke e shtyrë kohën kur mund të mbahen zgjedhje të reja, të cilat janë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Përderisa lufta me Rusinë po vazhdon, një shumicë dërrmuese prej 357 deputetësh e përkrahën të mërkurën zgjatjen e afatit të ligjit të luftës. Një ligj i tillë ia lejon Ukrainës vazhdimin e mobilizimit dhe pezullimin e ciklit zgjedhor, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Presidenti Volodymyr Zelensky është ballafaquar me presion për organizimin e zgjedhjeve nga homologu amerikan, Donald Trump, i cili e ka quajtur atë “diktator”. Kritikat e kreut të Shtëpisë së Bardhë i kishin nxitur ukrainasit që të rreshtoheshin prapa presidentit të tyre dhe duke ndikuar në rritjen e mbështetjes për të.

Presidenti rus, Vladimir Putin, në mënyrë të përsëritur e ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e Zelenskyt pas përfundimit të mandatit të tij vitin e kaluar. Megjithatë, në vijë me legjislacionin ukrainas, zgjedhjet nuk mund të mbahen gjatë kohës kur në fuqi është ligji i luftës.

Petro Poroshenko, ish-president ukrainas dhe kryetar i partisë më të madhe opozitare, Solidariteti Evropian, tha se nuk ka dyshim që ligjit të luftës duhet t’i zgjatet afati, sidomos pas sulmeve vdekjeprurëse ruse në qytetet Sumy dhe Kryvyi Rih këtë muaj. Megjithatë, ai e akuzoi Zelenskyn se po mundohet që ta forcojë pushtetin e tij gjatë ligjit të luftës.

Lajme të ngjashme