Kuleba: Një marrëveshje e keqe për Ukrainën është fitore për Putinin - NACIONALE

Kuleba: Një marrëveshje e keqe për Ukrainën është fitore për Putinin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytri Kuleba, thotë se një ‘marrëveshje e keqe për Ukrainën do të ishte fitore për Putinin’.

“Europianët duhet të jenë të qartë rreth kësaj: një marrëveshje e keqe për Ukrainën do ta trimëronte Putinin që në të ardhmen të bëhej edhe më shumë agresiv ndaj Evropës”, tha Kuleba në një intervistë për Euronews.

Sa i përket pritshmërive rreth diskutimeve që do të ndodhin në Konferencën e Sigurisë në Munih rreth situatës në Ukrainë, Kuleba tha se nuk pret që të ketë ‘zëra të ndryshëm’ në raport me planin e Trumpit.

“Nuk besoj se dikush nga kjo administratë do të thotë diçka ndryshe prej Trumpit. Kjo nuk është një administratë me zëra dhe mendime të ndryshme”, tha ai.

Lajme të ngjashme