Kryetari i një qyteti në Filipine i urdhëron punëtorët që të qeshin - NACIONALE

Kryetari i një qyteti në Filipine i urdhëron punëtorët që të qeshin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një kryetar qyteti në Filipine i ka urdhëruar të gjithë punëtorët lokalë qeveritarë që të qeshin gjatë orarit të punës dhe kërcënoi se do të marrë masa disiplinore kundër atyre që nuk e zbatojnë këtë urdhër.

Aristotle Aguirre, kryetar i komunës Mulanay, po mundohet që ta luftojë problemin e disponimit të ulët të stafit duke nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zbatimin e “politikës së buzëqeshjes”.

Në urdhër thuhet se kjo politikë do të jetë në mesin e programeve kryesore të administratës dhe “do të ofrojë sinqeritet duke i shfaqur ndjenjën e qetësisë dhe atmosferën miqësore”.

“Secili punëtor/zyrtar që zbulohet përmes veprimeve të duhura që e ka shkelur këtë urdhër, përbën bazë të mjaftueshme për përgjegjësi administrative në përputhje me ligjet, politikat, udhëzimet, rregullat dhe rregulloret ekzistuese”, thuhet në urdhër.

Aguirre nuk është zyrtari i vetëm që po këmbëngul se punëtorët e administratës duhet të jenë më të gëzueshëm. Kevin Anarna, kryetar i zgjedhur rishtazi i qytetit Silang, i ka udhëzuar punëtorët që të mos kenë fytyrë të vrenjtur.

“Para të gjithave, duhet të jetë: kur shkon në sallën komunale sot, të gjithë punëtorët duke qeshur. Të vrenjturit është i ndalur”, tha Anarna.

Ai gjithashtu tha se zyrtarët dhe punëtorët duhet të veshin rroba të bardha, e jo rroba me ngjyra që lidhen me kampe të caktuara politike, për t’u siguruar që të gjithë qytetarët të ndihen njësoj të mirëseardhur.

Lajme të ngjashme