Kryetari i Melitopolit: Ushtria ruse po largohet nga qyteti, duke u tërhequr drejt Krimesë
Ivan Fedorov, kryebashkiaku ukrainas i Melitopolit të pushtuar në rajonin Zaporizhzhia, thotë se autokolona me pajisje ushtarake ruse nga Melitopol janë dërguar shumë në jug, drejt Krimesë.
Fjalët e Fedorov raportohen nga Kyiv Independent, dhe ai thotë se pajisje ushtarake janë parë në fshatin Chonhar në rajonin Kherson, në kufi me Krimenë.
Lajmi nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur. Melitopol është një pikë strategjike jashtëzakonisht e rëndësishme, kështu që çlirimi i tij do të ishte një humbje e madhe për Rusinë. Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë informacion për çlirimin e Melitopoljes, madje as njoftim, ndaj ky informacion duket befasues.
Për të hequr mallrat e vjedhura nga rajoni i Zaporizhia, ushtarët e "ushtrisë së dytë të botës" tashmë po hyjnë në garazhe dhe po vjedhin makina nga civilët, shtoi Fedorov.
Melitopol ishte një nga qytetet e para të pushtuara nga rusët dhe kështu preu rrugën midis Khersonit dhe Mariupolit. /Nacionale/