Kongresmeni demokrat thirrje Bidenit që të tërhiqet nga gara: Kur u takuam, nuk më njohu - NACIONALE

Kongresmeni demokrat thirrje Bidenit që të tërhiqet nga gara: Kur u takuam, nuk më njohu

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një kongresmen amerikan u është bashkuar thirrjeve ndaj presidentit amerikan, Joe Biden për t’u tërhequr nga gara presidenciale, pasi raportohet se 81 vjeçari nuk e njohu atë në një event së fundi.

Siç shkruan “The Guardian”, Seth Moulton, një kongresmen demokrat nga Massachusetts, ka qenë një prej demokratëve të parë që i ka bërë thirrje presidentit Biden që të largohet nga gara, pak pas përformancës së tij në debatin presidencial.

Këtë të premte, Moulton rriti përpjekjet e tij për largimin e presidentit nga gara, në një shkrim për “Boston Globe”.

Ai ka thënë se është takuar me presidentin Biden në një grup të vogël njerëzisht në një organizim më gjashtë qershor në Normandy.

“Për herë të parë, ai dukej se nuk më njohu. Natyrisht, kjo mund t’i ndodhë secilit kur arrin një moshë, por derisa po shikoja debatin katastrofik para disa javëve, duhet ta pranoj se ajo çka pashë në Normandy ka qenë pjesë e një problemi më të thellë.

Ka qenë një realizim dërrmues dhe jo sepse një person për të cilin më intereson pati një natë të vështirë, por sepse gjithçka mbështetet në aftësinë e Biden për ta mundur Donald Trump në nëntor.” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.

Javën e kaluar, Donald Trump, kandidati republikan për president ishte target i një atentati. Moulton ka thënë se “kjo e ka zhvendosur bisedën për momentin, por ajo që nuk ka ndryshuar janë këto fakte themelore: Biden po e ndjek Trumpin në shtetet kritike dhe ai ende nuk ka treguar nëse është i gatshëm apo në gjendje që ta ndryshojë këtë strategji”.

Lajme të ngjashme