Konferenca e Parisit mbledh 800 milionë funte donacione për Ukrainën
Dhjetëra vende dhe organizata ndërkombëtare kanë premtuar qindra miliona funte për të ndihmuar në mbajtjen e Ukrainës me energji elektrike, ushqime dhe ngrohje gjatë dimrit.
Një konferencë ndërkombëtare donatorësh në Paris, ka mbledhur premtime të konsiderueshme për mbështetje financiare me vlerë rreth 800 milionë funte.
Ukraina kishte bërë një lutje të madhe për ndihmë për të cilën ata thanë se mund të ushtronte presion ndaj Rusisë për të ndjekur rrugën e paqen. Donatorët e konferencës dënuan ashpër sulmin e Kremlinit ndaj termocentraleve, objekteve të ujit dhe shërbimeve të tjera thelbësore në Ukrainë.
Mikpritësi i konferencës, presidenti francez Emmanuel Macron, i denoncoi bombardimet si krime lufte, duke pohuar se Moska kishte përdorur goditjen e infrastrukturës civile sepse trupat e saj pësuan pengesa në fushat e betejës, ai shtoi se, "dobësitë ushtarake të Rusisë janë ekspozuar për të gjithë".
“Rusia ka zgjedhur një strategji cinike, që synon të shkatërrojë infrastrukturën civile në mënyrë që të gjunjëzojë Ukrainën. Objektivi është i qartë: përgjigjuni humbjeve ushtarake duke përhapur terror midis civilëve, përpiquni të thyeni shpinën pasi nuk mund të mbanim frontin”, u shpreh ai.
Kujtojmë se, Kievi ka thënë se valët e njëpasnjëshme të raketave ruse dhe dronëve shpërthyes kanë shkatërruar rreth gjysmën e infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Ndërsa, Moska argumenton se goditja e saj ndaj infrastrukturës kritike ka për qëllim dobësimin e aftësisë së Ukrainës për të mbrojtur veten dhe për të frenuar rrjedhën e armatimit perëndimor në vend.
Presidenti Zelensky, i cili iu bashkua konferencës së donatorëve përmes një video-lidhjeje, tha se rreth 12 milionë ukrainas janë duke jetuar me ndërprerje të energjisë.
Ndërkohë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi financimin për blerjen e 30 milionë llambave të kursimit të energjisë të kërkuara nga Ukraina për të ulur presionin në rrjetin e saj të energjisë.
Von Der Leyen tha se bombardimet ruse me raketa dhe dron kishin për qëllim të vrisnin moralin ukrainas, por shtoi se: "Rusia do të dështojë sepse shpirti ukrainas mbetet i palëkundur dhe i pathyer".

