Komandanti ukrainas në Mariupol kërkon ndihmë: Ky mund të jetë mesazhi ynë i fundit
Një komandant i forcave detare ukrainase, që po luftojnë në qytetin e rrethuar të Mariupolit, tha se ushtarët e tij ndoshta janë duke u përballur me ditët e fundit, nëse jo orët dhe bëri thirrje për ndihmë në një video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook në orët e hershme të së mërkurës.
“Armiku është dhjetëfish më shumë se ne në numra”, tha Serhiy Volyna nga Brigada e 36-të e Forcave Detare derisa po strehohej në fabrikën e rrethuar, “Azovstal”, e cila ka tunele nëntokësore.
“Ne ndoshta po përballemi me ditët tona të fundit, nëse jo orët. Armiku është dhjetëfish më i madh se ne. U bëjmë apel dhe u lutemi udhëheqësve botërore që të na ndihmojnë. Ne u kërkojmë atyre që ta përdorin procedurën e nxjerrjes dhe të na dërgojnë në territorin e një shteti si palë e tretë”, tha komandanti ukrainas.
Major Serhiy Volyna of the 36th Separate Marine Brigade, whose soldiers have been holding out in the Azovstal Iron and Steel Works against a Russian force that vastly outnumbers them, tells The Post he will not surrender. https://t.co/DW48aDGvag
— The Washington Post (@washingtonpost) April 20, 2022
Sipas tij, rusët e kanë kontrollin në ajër, në artileri, në forca tokësore, në pajisje dhe në tanke. “Ne po mbrojmë vetëm një objekt, fabrikën Azovstal, ku, përpos personelit ushtarak, ka edhe civilë që janë bërë viktimë e kësaj lufte”, shtoi Volyna.
Sidoqoftë, ai tha se ushtarët ukrainas nuk do t’i ulin armët dhe se po vazhdojnë të kryejnë operacione lufte e t’i plotësojnë detyrat ushtarake.