Kjo video tregon se si rusët filluan të largoheshin masivisht nga vendi - NACIONALE

Kjo video tregon se si rusët filluan të largoheshin masivisht nga vendi

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Rusët filluan të largoheshin masivisht nga vendi pasi Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin këtë mëngjes.

Biletat e avionëve për destinacionet që nuk kërkojnë vizë janë shitur me shpejtësi, ndërsa ato të mbetura, shkruajnë mediat, janë në dispozicion vetëm të premten me çmime prej njëmijë euro e lart.

Për eksodin masiv të rusëve shkruhet edhe FlightRadar, një faqe interneti e njohur që merret me gjurmimin e fluturimeve.

Ata publikuan një video të shkurtër që tregon trafikun ajror nga Moska dhe Shën Petersburgu i marrë këtë mëngjes.

Në video shihet se trafiku është shtuar dhe shumica e fluturimeve kanë përfunduar në Turqi. /Nacionale/

Lajme të ngjashme