Kjo është aeroplanmbajtësja më e re dhe më moderne amerikane, ajo tashmë u nis për Evropë - NACIONALE

Kjo është aeroplanmbajtësja më e re dhe më moderne amerikane, ajo tashmë u nis për Evropë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Aeroplanmbajtësja më e re dhe më e avancuar e marinës amerikane, USS Gerald Ford, u nis të martën nga Norfolk, Virxhinia për udhëtimin e saj të parë.

Një nga detyrat e para përfshin ushtrime me aleatët në Amerikën e Veriut dhe Evropë.

USS Gerald Ford është aeroplanmbajtësja e parë e re e projektuar në "më shumë se 40 vjet". Ndërtimi i transportuesit filloi zyrtarisht në nëntor 2009.

Kjo anije është aeroplanmbajtësja e parë e klasit Ford. Marina ka filluar ndërtimin e dy transportuesve të ardhshëm të klasit Ford, USS Kennedy dhe USS Enterprise.

Kjo aeroplanmbajtëse ka teknologji të re, të avancuar. Anija konsumon gati tre herë më shumë energji elektrike në krahasim me transportuesit e klasit Nimitz dhe përdor një sistem lëshimi elektromagnetik të avionit të quajtur EMALS.

Sistemi EMALS përdor energji elektrike për të nisur avionët nga një anije në vend të sistemit të mëparshëm të katapultës me avull. Sistemi i ngarkon më pak avionët dhe do të lejojë më pak kohë ndërmjet nisjeve, tha një zyrtar i Marinës, sipas CNN.

Aeroplanmbajtësja ka gjithashtu një sistem radar shumë më të avancuar. Siç është njoftuar nga marina amerikane, kjo aeroplanmbajtëse do të operojë kryesisht në Oqeanin Atlantik dhe Detin Mesdhe, të paktën për muajt e ardhshëm. /Nacionale/

Lajme të ngjashme