Kina njoftoi vdekjen e parë nga koronavirusi në pothuajse gjysmë viti
Kina ka njoftuar se ka regjistruar vdekjen e parë nga koronavirusi në pothuajse gjysmë viti, raporton ABC News.
Vdekja e një 87-vjeçari nga Pekini ishte e para e raportuar që nga 26 maji, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Kinë në 5227. Vdekja e mëparshme u raportua në Shangai, ku pati një rritje të madhe të rasteve gjatë verës.
Ndërsa Kina ka një shkallë të përgjithshme vaksinimi prej më shumë se 92% që kanë marrë të paktën një dozë, numri është dukshëm më i ulët tek të moshuarit, veçanërisht ata mbi 80 vjeç.
Komisioni nuk ka dhënë detaje për statusin e vaksinimit të të ndjerit. Kjo dobësi shihet si një nga arsyet pse Kina i ka mbajtur kryesisht kufijtë e saj të mbyllur dhe po i përmbahet politikës së saj të rreptë të koronavirusit.
Në kryeqytetin Pekin, banorëve iu tha të mos udhëtonin midis rretheve të qytetit dhe shumë restorante, dyqane, qendra tregtare, ndërtesa zyra dhe blloqe apartamentesh u mbyllën ose u izoluan. Kina raportoi sot 24,215 raste të reja, shumica e tyre asimptomatike. /Nacionale/