Këshilltari i Zelenskit: Ne e prisnim këtë nga Putini, për të është çështje jete ose vdekjeje - NACIONALE

Këshilltari i Zelenskit: Ne e prisnim këtë nga Putini, për të është çështje jete ose vdekjeje

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Alexander Rodnyanskyi, një këshilltar i presidentit ukrainas Zelensky, tha se deklaratat e fundit të Vladimir Putin për luftën ishin të pritshme dhe se ishte "çështje jete a vdekjeje për regjimin e tij".

I pyetur se çfarë mendonte për fjalimin e Putinit, Rodnyansky tha për Sky News: "Në njëfarë niveli ne e prisnim. Kjo është pikërisht ajo që ai bën zakonisht, ai përshkallëzohet. Ai nuk do të tërhiqet, nuk ka mundësi të tërhiqet, për të është çështje jete a vdekjeje për regjimin e tij”.

"Ai do të vazhdojë, ne e dinim këtë. Ai do të mobilizojë sa më shumë ushtarë që të mundet, ne e prisnim këtë. Por cilësia e ushtarëve të tij ndoshta nuk është e lartë sepse ai kishte tashmë trupat e tij më të mira në Ukrainë dhe ata nuk ishin të suksesshëm", tha ai.

Megjithëse ai tha se shifra prej 300,000 rezervistësh të thirrur nga Rusia është "shqetësuese sepse është një numër i madh, ai beson se cilësia e rezervistëve nuk do të jetë aq e fortë sa ato të dërguara nga Rusia në fillim të luftës. /Nacionale/

Lajme të ngjashme