Kërkohet dënim për gruan që tregoi gjoksin dhe këmbën teksa pozonte para xhamisë
Një turiste nga Spanja që pozoi para një xhamie në Jerusalem është cilësuar si ekstremiste sioniste.
Ekstremistët palestinez Hamas, që sundon në Rripin e Gazës, nisi sot një fushatë kundër një turiste nga Spanja, e cila pozoi me, siç thuhet, "veshje të papërshtatshme" përpara një xhamie në Jerusalem.
E reja është fotografuar me një fustan jeshil me një dekolte të madhe dhe një të çarë anash, dhe në njërën foto shihet këmba e saj e zhveshur. Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Kassam e quajti turistin "ekstremiste sioniste".
#Hamas rages at #Spanish #tourist who posed in ‘immodest’ clothes at #AlAqsa Mosque #Jerusalem #Israel https://t.co/pEt7ocFRrb via @timesofisrael pic.twitter.com/tMknQFMb7L
— Eli Dror (@edrormba) August 24, 2022
“Gruaja ekstremiste sioniste përdhosi kompleksin e xhamisë Al-Aksa dhe publikoi foto në të cilat ekspozohej, diçka që përfaqëson një provokim të paprecedentë të ndjenjave të popullit palestinez dhe vazhdimin e përdhosjes së pastërtisë së Al-Aksës, si përbuzje sioniste për të gjithë popullin arab”, tha zëdhënësi, siç raportuan mediat izraelite.
Shërbimi publik izraelit Khan raportoi se gruaja e paidentifikuar është një turiste e krishterë nga Spanja.
Në foton e marrë nga llogaria në Twitter, e publikuar nga mediat izraelite, shihet një turiste përballë xhamisë Dome of the Rock në Shenjtëroren (Haram al-Sharif), ku ndodhet xhamia Al-Aksa, e treta më e rëndësishmja në Islam,
Hebrenjtë e quajnë atë vend të shenjtë Mali i Tempullit, sepse tempujt e lashtë hebrenj ndodheshin dikur atje. /Nacionale/