Ja si raporton televizioni shtetëror rus për tërheqjen e rusëve nga Khersoni - NACIONALE

Ja si raporton televizioni shtetëror rus për tërheqjen e rusëve nga Khersoni

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Javën e kaluar, trupat ruse u tërhoqën nga Khersoni në Ukrainën jugore dhe nga bregu perëndimor i Dnieper.

Tërheqja e rusëve nga ato anë u paraqit si një fitore e madhe për Ukrainën, e cila ndoshta ishte e papërshtatshme për presidentin rus Vladimir Putin, shkruan Sky News.

Kherson ishte i vetmi qytet i madh ukrainas që forcat e Putinit mundën të kapnin gjatë luftës gati 10-mujore. Kjo e bën interesante të shihet se si rusët ia prezantojnë lajmin popullatës së tyre.

Si portretizohet tërheqja e rusëve në mediat shtetërore ruse?

Gazetari i BBC, Francis Scarr, i cili mbulon televizionin shtetëror rus, thotë se nuk flitet hapur për një tërheqje.

Raportet thonë vetëm se trupat kanë lëvizur nga ana perëndimore në bregun lindor të lumit Dnieper.

Gazetari e vuri re këtë qasje ndaj temës së tërheqjes në dy shfaqje lajmesh në televizionin rus - në NTV dhe Channel 1.

Scarr deklaroi se NTV filloi duke mbuluar sukseset e supozuara ruse në Donbass përpara se të detajonte humbjet e Ukrainës rreth Khersonit.

Tërheqja ruse nga Kherson u përshkrua në NTV si një "vendim i vështirë, por sipas mendimit të ushtrisë, i nevojshëm".

Kanali 1 përmendi tërheqjen nga Kherson vetëm në minutën e 11-të të programit. Pastaj u shkrua shkurt se trupat ruse "janë ridislokuar në mënyrë të organizuar në bregun e majtë të Dnieper". /Nacionale/

Lajme të ngjashme