Izraeli thotë se e ka vrarë komandantin e lartë të Rojave Revolucionare të Iranit, Ali Shadmani - NACIONALE

Izraeli thotë se e ka vrarë komandantin e lartë të Rojave Revolucionare të Iranit, Ali Shadmani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ushtria izraelite thotë se e ka vrarë komandantin e selisë qendrore “Khatam al-Anbiya” të Rojave Revolucionare të Iranit, Ali Shadmani, gjatë një sulmi në Teheran.

Ushtria e përshkroi Shadmanin si “komandanti më i lartë ushtarak” i Iranit dhe “njeriu më i afërt” i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, raporton televizioni “Al Jazeera”.

Nuk pati koment të menjëhershëm nga Irani.

Shadmani ishte emëruar në këtë pozitë, pasi Izraeli e vrau të premten paraardhësin e tij, Gholam Ali Rashid.

Lajme të ngjashme