Izraeli nënshkruan marrëveshje për 25 aeroplanë F-15 me prodhuesin amerikan
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit nënshkroi të mërkurën një marrëveshje për 25 aeroplanëve luftarakë të tipit F-15IA me vlerë të 5,2 miliardë dollarëve.
Aeroplanët do të prodhohen nga prodhuesi amerikan “Boeing”, ndërsa ekziston opsioni për të blerë edhe 25 aeroplanë shtesë. Financimi i tyre do të bëhet përmes ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Sipas marrëveshjes, dorëzimi i aeroplanëve do të bëhet në grupe prej katër deri në gjashtë sosh në vit, duke filluar nga viti 2031.
Ministria e Mbrojtjes thotë se aeroplanët e rinj luftarakë do të jenë “të pajisur me sistemet më të avancuara të armëve, përfshirë integrimin e teknologjike më të fundit izraelite”.
Eyal Zamir, drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, thotë se që nga fillimi i luftës, Izraeli ka siguruar marrëveshje për blerje me vlerë të gati 40 miliardë dollarëve.
“Përderisa po përqendrohemi në nevoja të menjëhershme për armatim të avancuar dhe municion në nivele të pashembullta, ne në të njëjtën kohë po investojmë në kapacitete strategjike afatgjata” – tha ai në një deklaratë.
Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Izraelin që të sigurohet për shtimin e ndihmave humanitare në Gaza, në të kundërtën e rrezikon pezullimin e një pjese të ndihmave amerikane.