Izraeli i fton në takim ambasadorët e Spanjës e Belgjikës pas kritikave të Sanchezit për bombardimet - NACIONALE

Izraeli i fton në takim ambasadorët e Spanjës e Belgjikës pas kritikave të Sanchezit për bombardimet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria izraelite i ka thërritur në takim ambasadorët e Spanjës dhe Belgjikës pas komenteve të kryeministrave të këtyre vendeve të premten, Pedro Sanchez e Alexander de Croo, duke e kritikuar bombardimin e civilëve në Gaza e duke bërë thirrje për njohjen e një shteti palestinez.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për gazetarë në anën egjiptiane të kufirit në Rafah të premten, Sanchezi tha se ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian ta njohin Shtetin e Palestinës dhe paralajmëroi se nëse kjo nuk bëhet, Spanja mund ta ndërmarrë këtë masë vetë, raporton agjencia “Associated Press”.

Kryeministri spanjoll tha se do të ishte më mirë, nëse BE-ja do ta merrte këtë vendim bashkë, “por nëse ky nuk është rasti… Spanja do t’i marrë vendimet e veta”.

Sanchezi e dha këtë deklaratë në fund të një vizite dyditore në Izrael, Territore Palestineze dhe Egjipt me homologun belg.

“Spanja e ndan dhimbjen e Izraelit për ngjarjet e tmerrshme të 7 tetorit. Izraeli e ka të drejtën për ta mbrojtur veten, por duhet ta respektojë të drejtën ndërkombëtare. Kundërpërgjigjja e tij nuk mund të përfshirë vdekje të të pafajshmëve, përfshirë mijëra fëmijë. Duhet ta ndalim këtë katastrofë humanitare dhe ta ndalim vuajtjen e palestinezëve. Civilët duhet të mbrohen. Duhet të shikojmë për një armëpushim humanitar”- deklaroi ai në takimin me presidentin izraelit, Isaac Herzog.

Më shumë në artikullin e mëposhtëm:

Lajme të ngjashme