“Isha shumë i zemëruar”: Trumpi thotë se Putini i tregoi për sulmin e dyshuar ukrainas ndaj tij
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të hënën se homologu i tij rus, Vladimir Putin, i kishte thënë se Ukraina ishte munduar ta sulmonte rezidencën e Putinit në pjesën veriore të Rusisë, gjë që është mohuar nga Kievi.
“Nuk më pëlqen kjo. Nuk është mirë” – tha Trumpi para gazetarëve, kur u pyet nëse ishte i shqetësuar se kjo akuzë do të mund t’i prekte përpjekjet e tij për ta ndërmjetësuar paqen, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Mora vesh për këtë nga presidenti Putin sot. Isha shumë i zemëruar për këtë” – deklaroi presidenti amerikan.
“Është një periudhë kohore delicate. Kjo s’është koha e duhur. Është diçka të jetë ofensivë, sepse ata janë ofensivë, e është gjë tjetër që të sulmohet shtëpia e tij [Putinit]. Nuk është koha e duhur për ta bërë asnjërën prej këtyre” – tha më tej Trumpi.
Kur u pyet nëse ekzistonte ndonjë dëshmi për një sulm të tillë, ai u përgjigj: “Do ta marrim vesh.”
Trumpi e përshkroi telefonatën me Putinin të hënën si “bisedë shumë të mirë”.
“Kemi shumë pak çështje me gjemba” – tha presidenti amerikan, duke iu referuar bisedimeve për përfundimin e luftës në Ukrainë./Nacionale