Ish-kandidati për kryeministër të Britanisë për konfliktin Izrael - Palestinë: Fundi i pushtimit, mënyra e vetme e paqes së qëndrueshme
Ish-kandidati i Partisë Laburiste për kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar, Jeremy Corbyn, ka thënë se përfundimi i pushtimit të territoreve palestineze është mënyra e vetme e arritjes së paqes së drejtë dhe të qëndrueshme.
“Ngjarjet që po shpalosen në Izrael dhe Palestinë janë thellësisht alarmuese. Na duhet një armëpushim i menjëhershëm dhe de-eskalim urgjent për të parandaluar ndonjë humbje të mëtejme të jetës”- shkroi Corbyn në “Facebook”.
“Dhe na duhet një rrugëdalje nga ky cikël tragjik i dhunës: përfundimi i pushtimit (të territoreve palestineze) është mënyra e vetme e arritjes së një paqe të drejtë e të qëndrueshme”- shtoi ai.